Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Mitrovicë sot merr verdiktin përfundimtar në gjykimin e ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve.
Ivanoviq akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civilëve gjatë viteve 1999 dhe 2000.
Në aktakuzë përfshihen edhe koloneli i pensionuar i MPB-së serbe, Dragoljub Delibashiq, babë dhe bir Elias dhe Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandër Lazoviq, të cilët janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje, transmeton Klan Kosova.
Ndryshe, Ivanoviq ka qenë në paraburgim që nga janari i vitit 2014.