Lajmet e fundit

Ky vit shënon 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Japonisë dhe Kosovës.
Me këtë rast, Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me mbështetjen e Japan Tobacco International (JTI) do të jenë nikoqirë të ngjarjes pesëditore të kulturës japoneze "Java Japoneze", nga 6 deri më 10 nëntor në Kino Armata në Prishtinë.
Sot dhe nesër do të mbahen koncerte të muzikës japoneze nga Sumie Kaneko, përformuese e instrumenteve japoneze Koto dhe Shamisen me qendër në New York, dhe Takuya Taniguchi, baterist Taiko me qendër në Mynih.
Përveç koncertit, katër filma japonezë të publikuar në Japoni në vitet 2017–2018 do të shfaqen çdo natë gjatë evenimentit në Kino Armata.
Programi:
6.11./ 18:00 HAPJA dhe KONCERT nga Sumie Kaneko (Shamisen, Koto) & Takuya Taniguchi (Taiko)
6.11./ 20:30 FILM “Mori, Vendbanimi i Artistit” (2018, 99 minuta)
7.11./ 18:00 KONCERT nga Sumie Kaneko & Takuya Taniguchi
7.11./ 20:30 FILM “FATI. Përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta)
8.11./ 18:00 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta)
8.11./ 20:30 FILM “Bëj sikur të jesh” (2017, 117 minuta)
9.11./ 18:00 FILM “Mori, Vendbanimi i Artistit” (2018, 99 minuta)
9.11./ 20:30 FILM “FATI. Përralla e Kamakuras” (2017, 129 minuta)
10.11./ 18:00 FILM “Bëj sikur të jesh” (2017, 117 minuta)
10.11./ 20:30 FILM “Përzierje” (2017, 119 minuta)