Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se që nga sot do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjen në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi”.
Sipas komunës, ky vendim është marr me qëllim të zvogëlimit të pritjeve të qytetarëve në qendrën e testimit tek Qendra Studentore, ndërsa qendra e re do të punojë me orar të plot, shtatë ditë në javë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit numri i testimeve po është i lartë, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është mbi 31 mijë.