Lajmet e fundit

Në Kosovë, nga sot do të ndryshojë orari i qarkullimit për të gjithë qytetarët, njofton Klan Kosova.
Ministria e Shëndetësisë para dy ditëve në një konferencë për media kishte bërë të ditur se të enjten do të largohet masa e kufizimit të qarkullimit me numër të parafundit të letërnjoftimit.
Orari i ri i lëvizjes do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 në mbrëmje.
Pos orarit sot në Kosovë do të hapen xhamit dhe kishat.