Lajmet e fundit

Bazuar në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë sot nis java e shëndetësisë së Turqisë në Kosovë e cila do të zgjasë deri më 26 shkurt.
Gjatë kësaj periudhe, ekspertët me eminentë të shëndetësisë nga Turqia, bashkë me ekipet nga QKUK , do të ndihmojnë në fushën e kardiologjisë, kardiokirurgjisë së të rriturve dhe fëmijëve, anestezionit dhe mjekimit intensiv, kirurgjisë së fëmijëve, obstetrikës me gjinekologji, kirurgjisë plastike dhe rekonstruktime, urologjisë, kirurgjisë abdominale, oftalmologjisë dhe infermierisë.
Ekspertët nga Turqia, të cilët po ashtu, pritet të sjellin edhe disa pajisje dhe material shpenzues , me qëllim të mbështetjes së shëndetësisë kosovare, ata do të zhvillojnë edhe ligjërata, seminare dhe diskutime të niveleve profesionale shëndetësore, transmeton Klan Kosova.