Lajmet e fundit

10 persona të akuzuar si pjesëtarë të organizatës "Syri i Popullit"do të dalin sot para Gjykatës në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Behxhet Topolana, Avni Llumnica dhe Murat Jashari dyshohen se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë", "dhunim", “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës", “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve" dhe “hakmarrje”.
Të pandehurit, me datë 15.05.2015, si pjesëtarë të organizatës kriminale “Syri i Popullit”, me të ashtuquajturit “Avni Rrustema” diku, në një shtet evropian, kanë marrë vendim që në mars të vitit 2017, të fillojnë me aksione të kundërligjshme, me qëllim që seriozisht të destabilizojnë ose të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetues, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, që me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish- funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.
I pandehuri, Murat Jashari, kishte tentuar të vriste ish-funksionarin, Azem Vllasi.
Më shumë detaje lidhur me aktakuzën gjeni në shkrimin e mëposhtëm:
http://klankosova.tv/aktakuze-ndaj-10-pjesetareve-te-organizates-syri-i-popullit/
Në këtë proces janë 71 dëshmitarë, në mesin e tyre edhe presidenti Hashim Thaçi e kryekuvendari, Kadri Veseli.
Prokurori i rastit, Sylë Hoxha, ka kërkuar që 40 nga ta të dëgjohen në gjykatore.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme të përgatitur nga Klan Kosova.