Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës që nga sot do të hap garën për kreun e këtij subjekti politik.
Kadri Veseli, i cili po e ushtron pozitën e kryetarit të PDK-së do të jetë nga pretendentët për postin e të parit të partisë.
Një ditë më parë, ky subjekt politik ka mbledhur edhe Këshillin Drejtues, ku u fol për përgatitjen e mbajtjes së Konventës Zgjedhore më 7 maj, njofton Klan Kosova.
Kurse, Kryesia e partisë, iu bëri thirrje anëtarëve e strukturave udhëheqëse të saj të marrin pjesë në garën për udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Zgjedhjet për kryetar të PDK-së, mbahen pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Kosovës më 26 shkurt.
Me t`i marrë votat e deputetëve të Kuvendit për drejtimin e vendit, Thaçi u dorëhoq nga pozita e kryetarit të partisë të cilën e udhëhoqi për 17 vjet me radhë.