Lajmet e fundit

Me rastin e 25 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave, sot në Kuvendin e Kosovës, nën patronatin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), bëjnë hapjen e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.
Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë Veseli, zëvendës përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo si dhe kryetarja e Grupit të Grave Deputete Blerta Deliu-Kodra, transmeton Klan Kosova.