Lajmet e fundit

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit. Kjo ditë shënohet në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare.
125 vjet më parë, më 7 Mars të 1887-së, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe mwsues dhe drejtor i sw cilws ishte Pandeli Sotiri.
Kjo festë shënohet me aktivitete të ndryshme si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi, Preshevë, Medvegje e Bujanovc, si dhe ne Diasporë.
Për të shënuar këtë ditë, shefi i Kuvendit, Kadri Veseli do të vizitojë shkollën fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.
Edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan organizon mbledhje përkujtuese në nderim të jetës dhe veprës se mësimdhënësve dëshmorë: Ismail Balaj, Metë Alaj, Ramadan Shala e Tahir Dushi.
Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.