26.05.2019 · përditësuar para 2625 dite1 min lexim
Në mes të rritjes së nacionalizmit që po sfidon partitë që janë në mbështetje të Bashkimit Europian, sot është dita e fundit që mund të votohet për Parlamentin Europian.
Në total, 400 milionë njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë në këto zgjedhje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Procesi i votimit tashmë është kryer nga shtatë prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të mund të dihen sot në mbrëmje pasi të jenë mbyllur të gjitha vendvotimet.
Në Britaninë e Madhe, vëmendja do të jetë se si do të dalin partitë pro dhe anti-Brexit, pas këtyre zgjedhjeve.
Më poshtë mund t’i gjeni të renditura vendet që kanë përfunduar procesin zgjedhor si dhe ato që janë në proces e sipër:
Kujtojmë se në mbarë Europën, partitë nacionaliste të krahut të djathë janë bërë sfidë për institucionet e BE-së dhe këto zgjedhje tani janë tepër të rëndësishme pasi që determinojnë se si do të duket Parlamentin Europian për mandatin e ardhshëm.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.