09.01.2023 · përditësuar para 1301 dite1 min lexim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.
Bëhet e ditur se do të ketë rënie të temperaturave minimale, përcjell Klankosova.tv.
Tutje, IHMK bën të ditur se në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shëndrrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetem reshje bore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.