Lajmet e fundit

Në Kosovë gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.
Të dielën sërish pritet të ketë ngritje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.