Lajmet e fundit

Me 17 nëntor shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve, të cilët nuk hezituan ti shpalosin ankesat që i kanë pasi që renovimet në Fakultetin e Filologjisë po ju pengojnë gjatë mësimit.
Nga Parlamenti Studentor treguan se shumicës së fakulteteve ju mungon infrastruktura bazë në objektet e tyre.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli, tha se kërkesat e studentëve kanë të bëjnë më rritjen e cilësisë së arsimit.
Kjo datë shënohet që nga viti 1939 për shkak se forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës dhe ekzekutuan nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore.
Kronikë e zgjeruar nga Mërgime Taraku.