Lajmet e fundit

Në 15 vendvotime, ku janë regjistruar 19.631 votues , sot do të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Serbi, pas të cilave do të jetë edhe lista përfundimtare e partive të cilat do të hyjnë në parlamentin e ri serb.
Për shkak të rëndësisë së këtyre votimeve, Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka vendosur për themelimin e komisioneve të reja zgjedhore si dhe emërimin e koordinatorëve në të gjitha 15 vendvotimet.
Për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve qytetarët serbë janë duke pritur që dhjetë ditë.
Në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve atje , është dashur tqë këto rezlutate të shpallën të enjten e kaluar, por për shkak të pasigurisë së rezultateve të DSS-Dveri ky afat nuk u arrit, raporton Blici serb, përcjellë Klan Kosova.