Lajmet e fundit

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës do të prezantojë sot raportin dhe të gjithë dokumentacionin e rezultateve profesionale, shkencore dhe menaxheriale, si dhe gjetjeve që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës.
Prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve do të bëhet në orën 10:00, në mjediset e Qeverisë, njofton Klan Kosova.
Një ditë para prezenatimit të draft-raportit, njëri nga anëtarët e këtij komisioni Fitim Humolli dha dorëheqje.
Përfaqësuesi i Fakultetit të shkencave matematikore – natyore nuk u pajtua me të gjeturat e këtij raporti dhe i cilësoi ato si të falsifikuara nga personat joprofesionist në këtë komision.
Humolli deklaroi për Klan Kosovën se brenda komisionit ka edhe persona të tjerë të pakënaqur që po e kundërshtojnë raportin e matjes së territorit të Kosovës.