Lajmet e fundit

Homazhet për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçin do të organizohen sot me fillim nga ora 12:00 në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Homazhet e qytetarëve pranë arkivolit të Adem Demaçit do të bëhen deri në orën 20:00.
Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të mbajë një serancë komemorative me fillim nga ora 11:00.
Demaçi ka ndërruar jetë mesditën e së enjtes në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas ka qenë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.