Lajmet e fundit

Në qiellin e Prishtinës jo rrallë herë shihen shumë sorra.
Por pasditen e sotme është parë një numër shumë i madh i sorrave duke fluturuar mbi qiellin e kryeqendrës së Kosovës.
Klan Kosova ju sjell pamjet kur Prishtina u “mbulua” nga sorrat në videon e mëposhtme:
Qytetarët e shumë komunave në Kosovës vazhdimisht janë në hall nga jashtëqitjet e sorrave, të cilat herë përfundojnë në kokat e kalimtarëve, herë në vetura, e herë në tokë.