Ndeshja ishte ndërpre në minutën e 16-të.
Kollapsimi i futbollistit të Fiorentinës, Edoardo Bove, bëri që ballafaqimi ndaj Interit mos të vazhdonte më atë natë.
Lojtari u shtri në spital pas problemeve me zemër, kurse dueli ndërmjet dy skuadrave u shtye, njofton Klankosova.tv.
Kjo përballje e kampionatit elitar të Italisë, do të luhet pikërisht sonte, duke filluar nga ora 20:45, e që do të vazhdohet nga minuta e 17-të.
Fiorentina - Inter, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Lirim Pecit.
Aktualisht, "Viola" zë pozitën e gjashtë në Serie A me 39 pikë, kurse me 51 sosh "Nerazzurët" renditen të dytët, një fitore larg liderit, Napolit, raporton Klankosova.tv.
Nëse "Zi-kaltërtit" e fitojnë këtë ndeshje, atëherë do të barazoheshin me ekipin e Amir Rrahmanit me nga 53 pikë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.