Lajmet e fundit

Pas tubimit në Olten të Zvicrës, “Turneu i Ndryshimit” i LDK-së po shkon edhe në Vjenë të Austrisë.
Nga ora 18:00, sot kreu i kësaj partie si dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku shpalos programin “Rruga e Re”, transmeton Klankosova.tv.
“Pas mbështetjes së jashtëzakonshme nga bashkatdhetarët tanë në Olten të Zvicrës, “Turneu i Ndryshimit”, sot më 7 dhjetor, nga ora 18:00, organizohet edhe në Vjenë të Austrisë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, shpalosë programin “Rruga e Re”, i cili ofron zgjidhje për Kosovën siç e duam të gjithë. Prandaj, ejani dhe bëhuni pjesë e ndryshimit!”, thuhet në njoftimin e LDK-së.