Lajmet e fundit

Sonte në Klan Kosova nga ora 20:45, RUBIKON rikthehet në ekranin televiziv, duke nisur sezonin e 19 të tij.
Emisioni që trajton temat prej më të ndryshmeve të cilat prekin direkt edhe jetën e qytetarit, nis sonte me zhvillimet më aktuale në vend, reciprocitetin.
Rikthimin e emisionit pas pauzës njëmujore, e bëri të ditur vet autori i emisionit, Adriatik Kelmendi, njëherësh drejtor i përgjithshëm i Klan Kosovës.
''Emisioni që e ka përcjellur lindjen dhe rritjen e një shteti, dhe që është më i vjetër se vetë shteti…
Sezoni i 19 i Rubikonit kthehet sonte! Faleminderit nga zemra që ma mundësuat t‘i kalojmë bashkë si një familje mbrëmjet këto 18 vjet - t’i shënojmë bashkë arritjet historike dhe sfidat e shoqërisë, gëzimet dhe zhgënjimet… Mirë se po shihemi edhe për një sezon të ri!''.