Lajmet e fundit

Sonte me fillim të orës 19:00 publikohet projekti i shumëpritur nga Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 që mbanë titullin “Lejla”.
Projekti i punuar nga Flori Mumajesi lansohet sonte në youtube për të gjithë fansat që kanë pritur gjatë që kjo këngë të publikohet, pasi që ka javë të tëra që treshja e famshme nisi ta paralajmëroi hitin, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë që Elvana gjatë verës solli “Njësoj” e cila mblodhi miliona shikime në youtube, por këngëtarja anuloi të gjitha koncertet për këtë vit, ndërsa në anën tjetër, reperët Capital T e 2po2 lansuan këngë të shumta duke mos munguar edhe koncertet e panumërta të realizuara gjatë ditëve të nxehta.