Lajmet e fundit

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj sonte e publikon këngën e saj më të re “Jam pa ty”.
Këtë lajm ajo e bëri të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram duke e zbuluar edhe orën, njofton Klan Kosova.
“Sonte në orën 20:00, premierë: Jam pa ty”, ka shkruar Dhurata.
Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Shkumbin Nebihu, ndërsa për klipin është përkujdesur Imagine Films.
Projekti, pason “Bone pa mu” që këngëtarja e solli në treg pothuajse tetë muaj më parë.