Lajmet e fundit
Për Dekadën e Re dhe luftën që i ka shpallur korrupsionit; për të ardhmen që thotë se do ta ndërtojë për vendin; për projektin për të rinjtë dhe pleqtë, gratë dhe burrat; për ekonominë, sigurinë, arsimin, shëndetësinë; për marrëveshjen me Serbinë, dhe për shumëçka tjetër – flet sonte në Klan Kosova, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli

A e ka përnime luftën ndaj korrupsionit Kadri Veseli?
Si na garanton se paqja pas saj nuk do të jetë paqe me të korruptuarit?
Me të rinjtë që ikin, për kë do ta ndërtojë ai të ardhmen?
Çfarë planesh ka për ekonominë, sigurinë, arsimin e shëndetësinë?
Si do të kthehet në dialog dhe çfarë marrëveshje pranon të nënshkruajë me Serbinë?
Për kë ka vija të kuqe, e kë e sheh si partner qeverisës?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera i jep sonte vet Kadri Veseli, në Zona Zgjedhore.
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në orën 21:00. Mos e humbisni!