Lajmet e fundit

Sheshi Skënderbeu sonte është i rezervuar për Arban Abrashin.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës aty do të shpalos vizionin e tij si e sheh Prishtinën në të ardhmen.
Si do të duket arkitektura e kryeqytetit nëse Abrashi fiton besimin e qytetarëve për ta qeverisur Prishtinën?
A do të ketë më shumë shkolla e çerdhe gjatë mandatit të tij?
Sa do të jenë të sigurt banorët e kryeqytetit?
Çfarë shërbime shëndetësore do të ketë në Prishtinë?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje të tjera rreth programit të Arban Abrashit do t'i mësoni në emisionin Zona e Prishtinës të Klan Kosovës.
Ndiqeni sonte Arban Abrashin përballë analistëve nga ora 21:00.