Lajmet e fundit
Për mënyrën e themelimit të Gjykatës Speciale; për ndikimin që ka pasur në atë drejtim ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte; për mungesën e dëshimve dhe intervistimet e çuditshme që po bën kjo gjykatë; për raportin e Dick Marty dhe mënyrën si ai bashkë me Gjykatën Speciale dëmtojnë narracionin e shqiptarëve për luftën në Kosovë; dhe për shumëçka tjetër - sonte në Zona e Debatit flet Geoffrey Nice, ish kryeprokuror i Tribunalit të Hagës, tash i angazhuar në mbrojtjen e Sami Lushtakut

Cili është qëllimi i ekzistencës së Gjykatës Speciale, sipas ish-prokurorit të Tribunalit të Hagës, Goeffrey Nice?
Si i kishte dhënë shtysë formimit të saj ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte?
Kujt i duhet një gjykatë e tillë, që gjykon një popull dhe pjesën e tij të historisë?
A ka ndonjë dëshmi për krimet të cilat pritet t'i trajtojë Gjykata Speciale?
Pse raporti i Dick Marty, mbi të cilin u ngrit ajo, është me shumë kundërshti logjike?
Si e dëmton Gjykata Speciale rrëfimin e shqiptarëve për luftën?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Sonte, me fillim në orën 21:00, ndiqeni rrëfimin ekskluziv të ish-prokurorit të Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice.