Lajmet e fundit
Para se të merremi vesh me Serbinë duhet të merremi vesh me veten, pra ta arrijmë njëfarë 'pajtimi para pajtimit', që nga qëndrimet e partive politike po duket i largët. Sa i largët është ai, merret vesh sonte në Zona e Debatit, në Klan Kosova

Për çka mund të flasin në takimin e sontëm Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq?
Çfarë është gjithë ajo mjegull që e mbështjell këtë takim?
Sa e dëmton paqartësia procesin e negociatave drejt një marrëveshje me Serbinë?
Pse partitë politike po dështojnë të bëhen pjesë e kësaj agjende?
A po ia mundëson çakordimi opozitar presidentit të shkojë i vetëm në bisedime?
Cilat janë gjasat që të ketë një marrëveshje të spektrit politik për këtë çështje?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Në Zona e Debatit me fillim në orën 21:00 flasin përfaqësuesit e pesë partive në Kuvendin e Kosovës.