Lajmet e fundit
Për taksën ndaj produkteve serbe dhe qëndrimin e LDK-së karshi saj; për opozitën e ndarë dhe pozitën me shumicë të çalë; për garën në LDK dhe ata që synojnë kreun e saj, dhe për shumëçka tjetër, flet sonte në Zona e Debatit anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala

Pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qëndrim të qartë për taksën ndaj produkteve serbe?
Si do të përballej ajo me sulmet që Serbia i bën pavarësisë së Kosovës?
A mund të bëhej më shumë në ktë drejtim dhe si?
Çka po e mban të ndarë opozitën dhe çka mund ta bashkojë?
Kur do të tentojë ajo ta rrëzojë qeverinë?
A e ka trazuar LDK-në gara për të parin e partisë?
Kush ka më shumë gjasa t'i marrë frerët e subjektit më të vjetër politik në vend?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Në Zona e Debatit, me fillim në orën 21:00, flet Kujtim Shala - anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.