Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të jetë i ftuar sonte në Zonën e Debatit në Klan Kosova.
Me të do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve lokale ku partia që drejtohet nga ai fitoi tetë komuna.
Pos zgjedhjeve me ish-kryeministrin e Kosovës do të flitet edhe për zhvillimet e tjera politike në vend.
Pse u rrit LDK--ja në këto zgjedhje?
A e priste këtë rezultat kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep vetë Mustafa, në Zona e Debatit.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21:00.