Lajmet e fundit
Për Platformën e Dialgout që s'ka arritur akoma në kuvend; për Ligjin e Dialogut që ende s'ka dalë nga kuvendi; për arsyet e vonesës së miratimit të këtyre dokumenteve; për (pa)mundësinë e rinisjes së dialogut me Serbinë, dhe për shumëçka tjetër, sonte në Zona e Debatit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti japin rrëfimin e tyre, përballë analistëve

A është platforma zgjidhje dhe si i zgjidhë ajo mosmarrëveshjet për dialogun?
Cilat janë vijat e kuqe e cilat hapësirat gri të saj?
Pse nuk ka arritur të votohet në kuvend kjo platformë dhe kur do ta marrë vulën e kuvendit Ligji për Dialogun?
Çka po e vonon miratimin e këtyre dokumenteve?
Kur do të rinisë dialogu me Serbinë?
A mund të kemi ri-formatim të qeverisë dhe delegacionit, para se të rinisë ky dialog?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte prej orës 21:00 në Klan Kosova.
Zona e Debatit i përballë dy bashkëkryesuesit e delegacionit Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti me analistë.