Lajmet e fundit
Për grevën që s'po ndalet dhe ofertën e vetme qeveritare; për ndikimin që ajo ka pasur tek nxënësit dhe qëndrimin e palëkundur nga mësimdhënësit; për mosmarrëveshjet dhe mundësinë që palët të merren vesh, flasin sonte në Zona e Debatit - drejtori i Arsimit në Prishtinë Jonuz Salihaj, mësimdhënësi Reshit Kushaj, këshilltari i kryeministrit Ramë Likaj, ish-zëvendësministri i MASHT-it Nehat Mustafa, njohësi i çështjeve të arsimit Xhavit Rexhaj dhe kryetarja e Këshillit të Rinjve të Kosovës Agnesa Qerimi

Pse SBASHK-u nuk e pranon ofertën e qeverisë për ta ndalur grevën?
Si ka ndikuar greva tek nxënësit dhe cilat janë kërkesat e tyre karshi saj?
A e rrezikon sistemin arsimor zgjatja e mëtejme e saj dhe kush mban përgjegjësi për këtë gjë?
Cili është plani i qeverisë për t'i kthyer nxënësit në bankat shkollore?
Çka do të bëhet, nëse mësimdhënësit nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre?
Cilat janë gjasat që palët të merren vesh brenda kësaj jave?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Zona B, me fillim në orën 21:00, përballë sindikalistët, nxënësit, qeveritarët dhe njohësit e arsimit.