Lajmet e fundit
Për pagesat e veteranëve dhe të mësimdhënësve të viteve të 90-ta; për rritjen e pagave të mësimdhënësve, policëve dhe mjekëve; për buxhetin e vitit të ardhshëm; për kriptovalutat dhe investimin në to; dhe për plot tema tjera - sonte në Klan Kosova flet shefi i kuletës së shtetit

A ia ka kërkuar Kadri Veseli dorëheqjen ministrit Bedri Hamza?
Sa u trazua PDK-ja dhe a do të shkonte sërish në Ujman ministri i Financave?
Çka do të bëhet me pagesat e veteranëve?
Kur do t'u rriten pagat mësimdhënësve, mjekëve dhe policëve?
Si do të trajtohen arsimtarët e të 90-ave?
Sa e rrezikon shtetin dështimi i ndërtimit të termocentralit të ri?
A i ka votat koalicioni për ta kaluar buxhetin për vitin 2019?
Pse gabuan ata që investuan në kriptovaluta?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte në Zona e Debatit Bedri Hamza, ministër i Financave.
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në ora 21:00.