Lajmet e fundit
Për procesin dhe problemet me të cilat po përballet bashkëngjitja e PSD-së në Ekip Negociator; për kërkesën që rezoluta të bëhet ligj dhe bllokadën që po i bëhet asaj; për rolin e presidentit në bisedime dhe opozitën e kundërt me veten, dhe për shumëçka tjetër, sonte në Zona B flet nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri

A është më afër suksesit apo dështimit procesi i bashkëngjitjes së Partisë Socialdemokrate në Ekip Negociator?
Pse nuk u mbajt seanca e paralajmëruar për dje dhe a ka shpresë se do të mbahet së shpejti?
Kush kërkoi që rezoluta të kthehet në ligj dhe kush s'po e pranon këtë ndryshim?
Cili është roli i presidentit Hashim Thaçi në këtë proces dhe cili do të jetë roli i tij në bisedime?
Çka e shtyri PSD-në t'i bashkohet në bisedime një qeverie të cilën deri dje donte ta rrëzonte?
Si do ta bëjë opozitën e kësaj qeverie, duke u trajtuar si pozitë nga dy partitë tjera opozitare?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Në Zona B, me fillim në orën 21:00, flet nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri.