Lajmet e fundit
Për ndërtimet e planifikuara rreth liqenit të Badovcit, rënien e nivelit të ujit në Batllavë dhe Badovc, infrastrukturën, arsimin dhe shëndetësinë në Prishtinë dhe planet e tij politike, flet sonte në Zona B, Shpend Ahmeti

A e ka rrezikuar Liqenin e Badovcit, Komuna e Prishtinës?
Cila është e vërteta për planet e ndërtimit rreth tij?
Çfarë pozicioni mban komuna karshi këtyre planeve?
Si do të zgjidhet problemi i rënies së nivelit të ujit në Batllavë dhe Badovc?
Cili është plani për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore të kryeqytetit?
Pse vendosi Shpend Ahmeti ta lë PSD-në dhe t’i kthehet Prishtinës?
A mendon të kandidojë edhe për një mandat tjetër si kryetar i kryeqendrës?
Në këto dhe shumë pyetje tjera përgjigjet sonte në Klan Kosova, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndiqeni, në Zona B, me fillim në orën 22:30.