Lajmet e fundit
Shefi i ekzekutivit flet sonte ekskluzivisht në Zona B për një set çështjesh, për të dhënë një pamje të qartë të pozicionit të tij dhe qeverisë së vendit në raport me to

A është pishman për etiketimin që i bëri ish-prokurorit Elez Blakaj, kryeministri Ramush Haradinaj?
Çka thotë ai për aktakuzën që nxjerr para drejtësisë 12 persona për Rastin Veteranët?
I qëndron prapa apo jo çdo nënshkrimi të tij në listat e veteranëve ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit?
Gabim taktik apo retorikë politike – si e sheh Haradinaj idenë e Hashim Thaçit për korrigjim kufiri me Serbinë?
A garanton Haradinaj se kufijtë mund të lëvizen veç me luftë?
Sa ka rrezik që Asociacioni me kompetenca ekzekutive të jetë kompromisi i madh me Serbinë?
A do të bëhet shpejt FSK-ja ushtri dhe pse s’u morën vesh me presidentin për këtë gjë?
Cili është rreziku që kjo nismë të mbetet në gjysmë sërish?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte në Zona B vet kryeministri Ramush Haradinaj .
Ndiqeni sonte në Klan Kosova, me fillim në ora 21:00.