Lajmet e fundit
Kosovarët mund të mbesin pa liberalizim vizash edhe në vitin e ardhshëm. Por pse? Për t'i dhënë pse-të e kësaj dhe pyetjeve tjera që lidhen me këtë proces, Zona B ka ftuar katër mysafirë, nga të gjitha dimensionet që preken me këtë proces

A mund të mbeten kosovarët edhe një vit të izoluar?
Kush i ka fajet për këtë geto midis Evropës?
Pse liderët kosovarë fajësojnë Evropën se nuk po do paarsyeshëm t'i heqë vizat?
A po heziton kontinenti t'i presë pa paragjykime banorët e harruar të tij?
Cila është frika që po e bën Evropën mosbesuese ndaj kosovarëve?
A po i vuajmë kështu pasojat e vonesave me miratim të demarkacionit?
Përgjigjet në këto dhe pyetje tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Në Zona B, me fillim në 21:00, të ftuar janë këshilltari i kryeministrit Besnik Tahiri, njohësi i çështjeve të integrimeve Besnik Vasolli, profesoresha Jehona Lushaku-Sadriu dhe filozofi Ismail Tasholli.