Lajmet e fundit
Për dialogun me Serbinë dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje; për refuzimin e LDK-së dhe VV-së që të bëhen pjesë e këtij procesi; për letrat e Donald Trump dhe Federica Mogherini; për dështimin e BE-së që ta mbajë fjalën për vizat, dhe për shumëçka tjetër, flet sonte në Zona B presidenti Hashim Thaçi

Për çka u fol në takimin e disa prej liderëve të Ballkanit Perëndimor javën e shkuar?
Cilat ishin kërkesat e Serbisë, e çfarë qëndrimi i Kosovës për vazhdim të dialogut?
Sa më i vështirë është dialogu në mungesë uniteti dhe pse është kaq e vështirë arritja e tij?
A e ripërcaktuan rolin e Ekipit Negociator letrat e Donald Trump e Federica Mogherini?
Kush është shefi de facto në bisedimet me Serbinë?
Pse ky proces duhet përmbyllur sa më parë dhe cila është mundësia që nuk duhet humbur?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep presidenti Hashim Thaçi sonte në Zona B.
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në orën 21:00.