Lajmet e fundit
Për bisedën me Donald Trump e Angela Merkel dhe takimin me Vladimir Putin; për mbështetjen që Kosova (s’)e mori në rrugëtimin e saj drejt rrumbullakësimit të shtetësisë; për diskutimet rreth idesë së tij për korrigjimin e kufijve, dhe për shumë çështje tjera, sonte ekskuzivisht në Zona B, flet pas kthimit nga Parisi presidenti Hashim Thaçi

Si u ul krah udhëheqësve më të pushtetshëm të botës presidenti Hashim Thaçi?
A ishte ky mesazh për fqinjët, apo mesazhin e nxorën si deshën ata vetë?
Për çka foli në takimin me presidentin amerikan Donald Trump?
Cilat tema i diskutoi me kancelaren gjermane Angela Merkel?
Kush nga liderët botërorë mbështeti e kush jo, idenë e tij për korrigjimin e kufijve?
A bisedoi presidenti i Kosovës për këtë çështje, me presidentin rus Vladimir Putin?
Ndiqeni në Klan Kosova intervistën ekskluzive të presidentit Hashim Thaçi, pas kthimit nga Parisi.
Sonte në Zona B, me fillim në orën 21:00, shefi i shtetit jep fotografinë e qartë të këtyre zhvillimeve.