Lajmet e fundit
Arsyet e mbështetjes së tij dhe kundërshtimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për korrigjimin e kufijve me Serbinë, ndryshimin e qëndrimit të LDK-së karshi bërjes së ushtrisë me ligj dhe kërkesën për zgjedhje para dialogut - ekskluzivisht në Zona B i jep nënkryetari i këtij subjekti Lutfi Haziri

Pse Lutfi Haziri del kundër qëndrimit të LDK-së për kufijtë?
Ku e ka burimin insistimi i tij për t’ia bashkëngjitur Luginën Kosovës?
A synon Haziri ta ndryshojë pozicionimin e partisë për këtë çështje?
Çka fsheh dhe çka nxjerr në dritë përplasja me Vjosa Osmanin?
Çka do të bëjë LDK-ja me rezolutën kundër dialogut, e çka me Ekipin Negociator?
Si evoluoi qëndrimi i saj për bërjen e FSK-së ushtri përmes ligjit?
Pse ky subjekt i do zgjedhjet para dialogut dhe a mendon të bëjë dialog për zgjedhje?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte, ekskluzivisht në Zona B, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri .
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në ora 21:00.