Lajmet e fundit
Për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, kushtet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe "çmontimin e bombave të kurdisura", sonte në Zona B flet nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

A do ta përtrijë afatin për marrëveshje Lidhja Demokratike e Kosovës?
Sa afër apo larg është marrëveshja mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje?
A ndodhi takimi i të premtes dhe për çka janë marrë e për çka s’janë marrë vesh LDK dhe VV?
Çka janë "bombat e kurdisura" që duhen çmontuar para arritjes së koalicionit?
Cili kompromis është i pranueshëm e përtej cilës vijë nuk lëshon pe Lidhja Demokratike e Kosovës?
A do ta votonte LDK-ja qeverinë e pakicës dhe kë sheh si partner nëse në raundin e dytë e merr mandatarin?
Qeveri teknike apo zgjedhje – cila është zgjidhja e fundme e pranueshme?
Çfarë pozicioni mban Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj dialogut dhe ndaj rolit të presidentit në të, brenda kornizave të Administratës Trump?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Ndiqeni, në Zona B, me fillim në orën 22:30.