Lajmet e fundit
Për vendimin e fundit qeveritar që u vë taksë qind për qind produkteve serbe; për ndikimin që mund të ketë ky vendim në xhepin e qytetarit; për zgjidhjet që ka qytetari nga sot e tutje; për ndërlidhjen e këtij procesi me dështimin e anëtaërsimit në Interpol dhe dialogun me Serbinë, dhe për shumëçka tjetër, sonte në Zona B flasin Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit, Vllaznim Osmani, sekretar gjeneral i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, profesori Muhamet Mustafa dhe analisti Valon Syla

Pse u rrit nga dhjetë në njëqind për qind masa tatimore ndaj Serbisë?
A është kjo hakmarrje për lobimin e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në Interpol?
Sa do të jetë jetëgjatë dhe sa i analizuar mirë është ky vendim?
Me çka e arsyeton Qeveria e Kosovës këtë masë tatimore që prek xhepin e qytetarit?
Cilat janë zgjidhjet dhe orientimet e tregut kosovar këtu e tutje?
Si lidhet kjo me dialogun mes dy vendeve dhe a është kjo taksë edhe mbi të?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Në Zona B, me fillim në 21:00, të ftuar janë Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit, Vllaznim Osmani, sekretar gjeneral i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, profesori Muhamet Mustafa dhe analisti Valon Syla.