Lajmet e fundit

Sonte në Zona B, mysafir i Baton Haxhiut do të jetë Hashim Thaçi, zv. Kryeministër i Kosovës.
Me të do të diskutohen kbto tema:
A u lëkund qeveria nga protestat e 9 janarit?
Çfarë pritet të bëjë ekzekutivi pas këtij zhvillimi?
A duhet të dorëheqjet qeveria kur dalin në rrugë 20 mijë ose më tepër protestues?
Cila është natyra e dialogut që Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund t'u ofrojnë kolegëve të tyre opozitarë?
Sa janë reale zgjedhjet e jashtëzakonshme?
Kush, kur dhe si do të zgjidhet president i ardhshëm i Kosovës?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte numri dy i qeverisë, Hashim Thaçin, si mysafir në zona B.
Ndiqeni, në Klan Kosova, nga ora 21:00.