Lajmet e fundit
Zëvendëskryeministri i vendit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës përballet në Zona B me realitetin politik vendor dhe zhvillimet që shtrihen në shtegun e ecjes përpara të Kosovës

A i frikësohet maxhoranca mocionit të LDK-së dhe protestës të VV-së?
Çka nxjerr në pah ky dualizëm në kundërshtimin opozitar?
Çfarë fshihet prapa kërkesës për legjitimitet qeverisës nga opozita?
Si do të sillet koalicioni qeverisës në raport me opozitën, krahas këtyre dy proceseve?
Kur do ta qitet në votë Ekipi Negociues dhe cila do të jetë fuqia e tij?
Pse maxhoranca nuk shkon në bisedime pa opozitën, meqë kjo e fundit ka refuzuar të bëhet pjesë e ekipit?
A ka vija të kuqe Kosova në këto bisedime, apo i ka çelur krejt kartat?
Çka nuk do të preket kurrsesi në këtë proces?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte - ekskluzivisht në Zona B – zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në ora 21:00.