Lajmet e fundit
Për protestat dhe votëbesimin ndaj qeverisë; për bisedimet dhe mungesën e dialogut; për zgjedhjet si zgjidhje apo si mungesë zgjidhje - për të gjitha këto dhe shumë më tepër - flet sonte në Zona B, Dardan Molliqaj

Si u shndërrua Dardan Molliqaj nga organizator në spektator të protestave?
A iu shmang PSD-ja protestës, apo vet protesta u shmang nga PSD-ja?
Pse Molliqaj s'doli për të protestuar si individ, siç bënë disa kolegë të tij?
Cila mendon ai se është rruga më e mirë për t'i jetësuar kauzat, konstrukt i të cilave ishte ajo protestë?
Sa e ka përnjëmend ta rrëzojë qeverinë PSD-ja, e sa LDK-ja dhe Vetëvendosja?
Pse këto parti s'po e përkrahin të PSD-në në nismën për ta bërë këtë gjë?
A i kanë votat për ta çuar vendin në zgjedhje?
Dy për qind, apo dhjetë për qind - sa do të ishte hiseja e PSD-së në atë rast?
Përgjigjet e këtyre dhe shumë pyetjeve tjera jepen sonte në Klan Kosova.
Zona B, me fillim në ora 21:00, do ta përballë Dardan Molliqajn me filozofin Ismail Tasholli dhe analistin Astrit Gashi.