Lajmet e fundit
Për grevat dhe mundësitë që ka buxheti i shtetit; për mosmiratimin e tij akoma dhe mënyrën si është ndarë ai; për ankesat dhe kritikat që ka opozita në raport me buxhetin; për mënyrën si është ndarë ai, dhe për shumëçka tjetër, sonte në Zona B flet ministri i Financave Bedri Hamza

A ka para shteti për t'i plotësuar kërkesat e mësimdhënësve, kirurgëve e nëpunësve civilë?
Cila është oferta e fundit që mund t'u bëhet të gjithëve, për ta ndërprerë grevën?
Kur do të miratohet buxheti për këtë vit dhe çfarë plani ka qeveria në të kundërtën?
Sa e vështirëson miratimin e tij varësia nga votat e Partisë Socialdemokrate dhe kushtet e vendosura nga kjo parti?
A është ky buxhet elektoral e i paqes sociale, apo buxhet i zhvillimit dhe rritjes ekonomike?
Si u nda ai dhe pse në komunat ku qeverisin LDK e VV investimet janë më të vogla?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i jep sonte në Zona B, Bedri Hamza, ministër i Financave.
Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në orën 21:00.