Lajmet e fundit

RUBIKON sonte:
Ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sonte rrëfen prapaskenat e marrëveshjes së Washingtonit, çështjen e presidentit, vazhdimin e dialogut në Bruksel, raportet me LDK-në dhe të gjitha temat tjera aktuale në vend.
- Me cilët nga liderët institucionalë thotë se u konsultua para se ta shpallte kandidimin për president?
- A është i gatshëm ta përkrahë një kandidat tjetër për postin e presidentit?
- Në cilat rrethana e sheh rrëzimin e qeverisë si absolutisht të nevojshëm?
- Çka u ndryshua me kërkesë të Haradinajt në marrëveshjen e 4 shtatorit?
- Përse shprehet i bindur se për heqjen e pikës 10 për njohje reciproke, nuk ka pasur presion vetëm nga Serbia?
- Me cilat pika të kësaj marrëveshje vazhdon të mos pajtohet?
- Çka diskutoi me Richard Grenell në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes?
- Çfarë mospajtime vazhdon të ketë me Grenell-in?
- Përse thotë se OVL është duke bërë gabime të mëdha?
Këto dhe të tjera, mund t’i mësoni sonte në Rubikon, duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova.