Lajmet e fundit

Në edicionin e sontëm të emisionit Rubikon do të jetë i ftuar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Çka pret AAK-ja nga Gjykata Kushtuese?
Përse është i bindur se Kushtetuesja do të vendosë në favor të Qeverisë Hoti?
Si i përafruan qëndrimet diametralisht të kundërta me LDK-në në temën e demarkacionit dhe autostradës së Dukagjinit?
Përse nuk është Haradinaj pjesë e Qeverisë Hoti?
A do të insistojë AAK-ja në kthimin e taksës ndaj Serbisë?
Për këto dhe më shumë, ndiqeni sonte Rubikon duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova.