Lajmet e fundit

Sonte në studion e Rubikon-it rikthehet Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai flet mbi aktakuzën e Speciales, intervistimin e Thaçit në Hagë, përvojën e tij personale me këtë gjykatë, PDK-në pas aktakuzës dhe shumë çështje të tjera të aktualitetit politik në vend.
- Si është situata brenda PDK-së, pas publikimit të aktakuzave të Speciales?
- A po diskutohet brenda subjektit për një kryetar të ri të partisë?
- A pret të ftohet Lladrovci përsëri si dëshmitar nga Gjykata Speciale?
- Si e sheh Hotin në dialog përballë Vuçiqit?
Këto dhe çështjet të tjera diskutohen sonte në Rubikon me Ramiz Lladrovcin, përballë Adriatik Kelmendit.
Na ndiqni në Klan Kosova duke filluar nga 20:45.