Lajmet e fundit

Edicioni i sontëm i Rubikonit i dedikohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Blerim Grainca, Dardan Sejdiu, Jehona Lushaku-Sadriu, Ilir Ibrahimi dhe Shkëlzen Gashi do të flasin për rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje, dorëheqjen e Isa Mustafës dhe çështje të tjera që lidhen me këtë parti.
- Përse ky rezultat i LDK-së?
- Si do të ndikojë dorëheqja e Isa Mustafës në të ardhmen e këtij subjekti?
- Kush do të duhej ta pasonte Mustafën në postin e kryetarit?
- Çfarë reforma i duhen LDK-së?
- Si ndikoi largimi i Vjosa Osmanit në rezultatin zgjedhor?
Këto dhe më shumë, sonte në Rubikon në Klan Kosova, duke filluar nga ora 20:45. Mos e humbisni!