Lajmet e fundit

Në RUBIKON me Adriatik Kelmendin sonte e ftuar do të jetë Mimoza Kusari-Lila, deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetare e Alternativës.
- Përse sipas Kusari Lilës vendi duhet të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme?
-Si i komenton ajo deklaratat e Kurtit për të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell?
-Cilat janë koalicionet e mundshme mes partive në zgjedhjet e ardhshme?
-Cila do të jetë e ardhmja e Alternativës?
Për këto dhe më shumë, na ndiqni sonte në Klan Kosova duke filluar nga ora 20:45, me gruan e tretë më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit.