Në edicionin e sotëm të emisionit "Rubikon" në Klan Kosova do të jetë i ftuar, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili do të sjellë perspektivën e tij për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Me të do të flitet edhe për raportet me pushtetin maqedonas, përplasjet brenda politikës shqiptare dhe ndikimin e Albin Kurtit e Edi Ramës në këtë dinamikë.
Përballë tij janë Azdren Shala dhe Avni Arifi.
- Pse e krahason VLEN-in me SPS-in e Millosheviqit?
- Pse, sipas Thaçit, Kurti e legjitimoi qeverisjen anti-shqiptare të Mickoskit?
- A po menaxhohet skena politike shqiptare nga jashtë?
- Çfarë regresi thotë se po ndodh në të drejtat e shqiptarëve?
- Cila është kritika e tij për Ali Ahmetin dhe BDI-në?
Klan Kosova, 20:45.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.